Valmira Taçe
Anëtare e Këshillit të Administrimit, Anëtare Ekzekutive / Administratore
Znj. Valmira Taçe është aktualisht Administratore e shoqërisë WVP Ndërmjetësim në Sigurime sh.a. Ajo ka përfunduar studimet në fushën e Politikave Agrare pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Me një eksperiencë të gjatë në sektorin privat, Znj. Taçe ka ushtruar me sukses detyra të ndryshme në administrimin e bizneseve. Që prej vitit 2010 ajo është pjesë e shoqërisë, duke ushtruar aktivitetin si Brokere e Licencuar në fushën e sigurimeve, profesion të cilin e ka zhvilluar për mbi 6 vite.