Rupert Strobl

Rupert Strobl

Kryetar i Këshillit të Administrimit, Anëtar Ekzekutiv

Mag. Rupert Strobl ka një karrierë të gjatë në industrinë e menaxhimit të aseteve financiare, të cilën e ka nisur në vitin 1996. Ai ka përfunduar studimet universitare dhe është diplomuar Magjistër në Shkencat Sociale dhe Ekonomike pranë Universitetit të Graz-it.

Që prej vitit 1989, Z. Strobl mban detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të WVP Group Austria – WVP Versicherungsvermittlung GmbH në Graz. Me mbi 25 vite eksperiencë në fushën e investimeve, ai është përgjegjës për politikën e investimeve të fondit privat të investimeve WVP Invest Vermögensverwaltung GmbH & Co. KEG, prej vitit 1996.

Mag. Rupert Strobl përfaqëson gjithashtu Këshillin e Administrimit të shoqërive që menaxhojnë fondet e investimeve në rajon dhe më gjerë, duke përfshirë: Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën, Shqipërinë, Kroacinë, Malin e Zi, Ukrainën, Moldavinë, Bullgarinë dhe Austrinë.